Categories Lajme

Vaksina e gripit, për herë të parë këtë vit falas për fëmijët nga dy deri në pesë vjeç

Në prag të sezonit të gripit Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se për herë të parë këtë vit do të vaksionohen falas kundër kësaj sëmundje dhe fëmijët nga dy deri në pesë vjeç. Këtë sezon janë siguruar 138 mije doza vaksinë, ndërkohë që  vaksinimi për grupet më në risk ka nisur.Fëmijët e çerdheve dhe kopshteve këtë vit për herë të parë do të vaksinohen falas kundër gripit.  Grupeve më të ndjeshme të popullatës si personat mbi 65 vjeç, ata me sëmundje kronike dhe gratë shtatëzëna i janë shtuar dhe fëmijët e moshës nga dy deri në pesë vjeç. Mjekët tregojnë se si do të procedohet në këto raste. Vaksina shpjegojnë specialistët është e parakualifikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe kjo është koha më e mirë për ta kryer, pasi në vend ende nuk ka qarkullim të gripit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bëri të ditur se 138 mijë doza kundër gripit janë në dispozicion të grupeve më në risk. Ndërkohë tregoi për një tjetë investim me fonde të buxhetit të shtetit. Vaksinimi falas kundër gripit ka nisur fillimisht me personelin shëndetësor dhe të moshuarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME