Categories Lajme

Vaksina e Oxford do të testohet për herë të parë tek fëmijët

Vaksina e koronavirusit e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca do të testohet tek fëmijët. Studiuesit do të përdorin 300 vullnetarë për të shqyrtuar nëse vaksina do të krijojë imunitet tek fëmijët e moshës midis 6 deri në  17 vjeç.

Vaksina e Oksfordit është një nga tre vaksinat që janë aprovuar për përdorim tek të rriturit në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me Pfizer / BioNTech dhe Moderna. Pediatri dhe kryeinspektori i provës së vaksinës Andrew Pollard tha: ‘Ndërsa shumica e fëmijëve janë  imunë nga koronavirusi, është e rëndësishme të kemi siguri ndaj efektivitetit  të vaksinës te fëmijët. Provat e para do të fillojnë këtë muaj, me deri në 240 fëmijë që do të vaksinohen.

Profesori Jonathan Van-Tam tha për ITV Neës: ‘Ekziston mundësia që të kemi disa vaksina anticovid të licencuara për fëmijë deri në fund të vitit.’ Kolegji  i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve ka deklaruar se ka prova që Covid-19 mund të shkaktojë vdekje dhe simptoma të rëndë tek fëmijët, por që kjo është e rrallë.

‘Pandemia Covid-19 ka pasur ndikime negative në arsimimin, zhvillimin shoqëror dhe mirëqenien emocionale të fëmijëve dhe adoleshentëve. Prandaj është e rëndësishme të kemi të dhëna për sigurinë dhe përgjigjen imune ndaj vaksinës së koronavirusit në këto grupmosha, në mënyrë që fëmijët  të përfshihen në programet e vaksinimit në të ardhmen e afërt.’

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME