Categories Lajme

Vaksina kundër koronas falas në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar se shteti do të shpërndajë falas për popullatën vaksinën kundër Covid 19. Në një intervistë për “Sloboden Peçat”, teska foli për situatën e emeregjencës shëndetësore Covid-19 në vend, tha se në vjeshtë pritet të jetë gati vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe IRBM Pomesia në Romë dhe se prej kompanisë prodhuese “Astra Zeneka” janë blerë dozat e para, por nuk specifikoi sasinë e tyre

“Për momentin kemi dy mekanizma për blerje. Njëri prej tyre është edhe mekanizmi Kovaks, përmes OBSH-së dhe Aleancës së Imunizimit. Ky mekanizëm lejon që vendeve tu shpërndahen në mënyrë të barabartë vaksinat sipas madhësisë së popullsisë kur ajo të hyjë në treg”- theksoi Filipçe. Ai tha gjithashtu se kanë marrë një ofertë nga ambasada polake për furnizim me vaksinën.

“Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë nënshkruar marrëveshje bilaterale me kompaninë e vaksinave në Oksford, Astra Zeneka. Ne morëm një ofertë nga Polonia që të sigurojë një sasi të përshtatshme edhe për ne, sepse nuk do të kemi mundësinë për një marrëveshje bilaterale. Konkretisht, me të dy mekanizmat, ne sigurojmë që vaksina të jetë në dispozicion të qytetarëve tanë, pa pagesë”, tha Filipçe./shqiptarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME