Categories Lajme

Vaksina Pfizer, Manastirliu: 40.000 doza brenda shkurtit, të tjerat në korrik

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se sipas kontratës me Pfizer, në Shqipëri do të vijnë deri në shkurt më shumë se 40 mijë doza të kësaj vaksine.Manastirliu pohoi se pjesa tjetër e vaksinave nga kjo kontratë (që në fakt janë dhe pjesa më e madhe e tyre, rreth 460 mijë doza) do të fillojnë të vijnë në fillim të korrikut.Sipas ministres, periudha tjetër kohore do të mbulohet nga vaksina të siguruara me mekanizimin e Covax dhe nga negociata me kompani të tjera që qeveria shqiptare është duke kryer.

“Dërgesa e tretë e Pfizer pritet të vijë në fillimet e muajit korrik. Ndërkohë kemi kontratën me COVAX”, u shpreh Manastirliu në “Opinion”. Ky fakt është konfirmuar në fakt edhe nga publikimi i kontratës nga gazetarja Valmora Gogo, sipas së cilës parashikohet që pjesa tjetër e vaksinave Covax të mbërrijë në vend tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2021.Më tej ministrja foli edhe për çështjen e konfidencialitetit të kontratës, duke pohuar se kompania e ka patur edhe me vende të tjera.“

Kontrata me nuk është e bërë e tillë vetëm me Shqipërinë. Edhe vendet e tjera kanë kërkuar konfidencialitet. Kontrata ruhet nga sekreti tregtar për arsye se ata kanë një ekskluzivitet vaksinash dhe ky ishte një kusht i panegociueshëm. Kjo kontratë është miratuar nga parlamenti shqiptar. Akti normativ kërkuan ruajtjen e sekretit tregtar”, tha Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME