Categories Lajme

Valentina Duka: Ismail Qemali është njeriu që bashkoi shqiptarët në momentin e duhur

Ismail Qemali cilësohet si një nga figurat më madhore jo vetëm të shekullit XX, por dhe të popullit edhe kombit shqiptar. Në këtë këndvështrim historianë edhe studiues nga Akademia e Shkencave, Akademia e Shkencave Albanologjike edhe departamenti i Historisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë u bënë bashkë në këtë 100-vjetor të ndarjes së tij nga jeta të Ismail Qemalit,për të sjellin këndvështrimet e tyre, në konferencën “Ismail Qemal Vlora dhe elita politike shqiptare në procesin e shtetndërtimit”. Historianët referuan për rolin që Ismail Qemali ka dhënë në Shpalljen e Pavarësisë së shtetit shqiptar, por edhe për përpjekjet e tij për kufijtë, zhvillimet ekonomike, arsimore edhe kulturor.

“Në momentin që Ismail Qemali kuptoi se e ardhmja e kombit shqiptar edhe e të tjerëve, që ishin pjesë e perandorisë ishte e pamundur brenda perandorisë, atëherë të gjithë energjitë i hodhi për shkëputjen e Shqipërisë nga kjo perandori edhe krijimin e shtetit të pavarur. Këtu ka një meritë të madhe se gjeti edhe siguroi përkrahjen e duhur për të siguruar këtë akt të madh. Ishte i vetmi që mund ta bënte këtë Ismail Qemali, siç këtë e ka thënë edhe Syrja Vlora”, shprehet akademiku Marenglen Verli.

Edhe për historianen Valentina Duka kontributi i Ismail Qemalit ka qenë i madh, sepse ai ka qenë i vetmi njeri, që bashkoi shqiptarët në momentin e duhur. Sipas Dukës, nëse ai nuk do ta kishte bërë këtë, ne sot ndoshta nuk do të ekzistonim si shtet

“Ismail Qemali është një nga ata pjesëtar të elitës kombëtare, që dha një kontribut të madh jo vetëm në rilindjen shqiptare, por është edhe njeriu që bashkoi të gjithë shqiptarët në momentin e duhur. Nëse do të vonohej shpallja e Pavarësisë, ne mund që të mos ekzistonim sot si shtet. U bënë përpjekje para Ismail Qemalit, që të ndërtohet qeveria shqiptare edhe nga Syrja Bej Vlora, por nuk e arriti dot. A arriti që ta drejtonte dot qeverinë kombëtare shqiptare si duhet, unë do të them: Jo. Jo për faj të Ismail Qemalit, sepse sigurisht që ai nuk e kishte të lehtë që të menaxhonte atë elitë që në vend që të mendonte për Shqipërinë mendonte për karrigen e vet”.

Më tej Duka shton se Ismail Qemali edhe pse u përpoq që të shtrinte autoritetin e tij në të gjithë territorin, këtë nuk e arriti dot.

“Ai mbeti mes Vlorës, Lushnjës edhe Beratit. Edhe pse Ismail Qemali është një qeveri kombëtare, se u njoh nga një kuvend kombëtar, por këtë status nuk arriti që ta sigurojë nga komisioni ndërkombëtar i kontrollit edhe gjashtë fuqitë e mëdha, që u mblodhën në Londër pas Luftës së Parë Ballkanike”, shton më tej Duka.

Konferenca “Ismail Qemal Vlora dhe elita politike shqiptare në procesin e shtetndërtimit” u zhvillua në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME