Categories Lajme

Vangjel Dule kundër ndërtimit të aeroportit në Sarandë

Në seancën e djeshme kur po diskutohej buxheti i vitit 2022, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se kjo qeveri po shpenzon për fasada, jo për investime që i vlejnë qytetarëve. Ai solli në vëmendje projektin për aeroportin e Sarandës. “Kush nuk i do portet dhe aeroportet. A i keni garantuar ujë dhe gjëra të tjera elementare për të gjitha komunitetet në vend që flisni për satelitë?

Flisni ju zotërinj për aeroportin e Vrionit në Sarandë. Por a e dini ju zotërinj se për të vajtur nga zona e rrëzës deri në qytetin e Sarandës duhet po aq kohë sa nga Tirana në Sarandë? Cfarë do t’ju thoni ju banorëve të atyre zonave? Cfarë do thoni zonave të Pogonit dhe Zagorisë që për të vajtur në Gjirokastër iu duhen 3 dhe 4 orë. Përshkruani me tone fantazmagorike në një kohë që realiteti flet ndryshe”, tha Dule. Gara për ndërtimin e aroportit të Sarandës u hap në verë të këtij viti. Ndërtimi do të bëhet koncension. Aeroporti i Sarandës do të jetë aeroporti i katërt në vend pas atij të Rinasit, Kukësit dhe aeroportit të Vlorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME