Categories Politike

Variantet për qeverinë e re “Rama 4”. Ikin shumë ministra

Kryeministri Rama e ka ndarë mendjen top: do të ndryshojë qeverinë në mënyrë rrënjësore. Në janar sapo të fillojë sesioni i ri parlamentar (të hënën e tretë të janarit, sipas Kushtetutës) kryeministri Rama mendon ti kalojë dekretet e Presidentit Meta, gjithnjë nëse nuk do lindin probleme kushtetuese si në rastin e Sandër Lleshit.

Burime të rezervuara treguan për folshqip.al se varianti i parë ka shanse te 70 % të realizohet, pra që ikin zv/kryeministra Senia Mesi e cila zëvëndësohet nga ministrja aktuale e shendetsisë Ogerta Manastirliu, ministri Ditmir Bushati ikën, pasi ka manifestuar mosdakortësi me kryeministrin sidomos për debatin e Kosovës. Bushati mban anën gjermane në këtë rast, kurse Edi Rama vazhdon të investojë për marrëveshjen Vuçiç-Thaçi. Ikën ministri i financave Arben Ahmetaj, shpëton Damian Gjiknuri, por akoma nuk dihet nëse e kalon ministër të jashtëm, pasi Damiani ka kaluar disa herë Atlantikun me çanta me projekte integruese sa herë ka patur hall kryeministri. Lindita Nikolla ikën me garanci 100 %, ministrja e drejtësisë largohet, Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës nuk do të jetë më në qeveri, Niko Peleshi ikën nga bujqësia për të shkuar te drejtësia ose edhe mund ta largojë krejtësisht nga kabineti. Blendi Klosin e mban ministër, Pandeli Majkon e heq me argumentin se i duhet PS për fushatë në terren. Sonila Qaton me 99 % ikën. Nuk prekën në dyja variantet vetëm Sandër Lleshi, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu.

Varianti 1

Varianti 2: Ky variant ka shanse 30 % realizim. Në këtë variant kryeministri bën kërdinë. Ikin Mesi, Bushati, Ahmetaj, Gjiknuri (me një mundësi të vogël qëndrimi), Lindita Nikolla e ka prerë biletën në të dyja rastet. Ikin Gjonaj, Kumbaro, Peleshi, Manastirliu (me një probalitet 70 % qëndrim), ikën Klosi, Majko dhe shpëton Qato.

Megjithatë burimet kryeministrore thanë nën zë se mundet që vetë Edi Rama të jap dorëheqjen për tu zëvëndësuar nga Erion Veliaj ose Ogerta Manastirliu, në mënyrë që opozita të futet në zgjedhjet vendore qershor 2019. (Marrë nga folshqip.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME