Categories Lajme

Varianti i ri i covidit po përhapet me shpejtësi, ky shtet europian merr vendimin

Skocia ka rivendosur bllokimin për shkak të përhapjes së shpejtë të një lloji të ri të koronavirusit, prandaj shkollat në këtë vend do të qëndrojnë të mbyllura deri në shkurt. Kryeministri skocez, Nicola Sturgeon ka raportuar se masat e reja kufizuese hyjnë në fuqi sonte në mesnatë, duke kërkuar që banorët të qëndrojnë brenda dhe të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur.

U urdhërua gjithashtu që të shmanget grumbullimi në hapësirë të hapur, ndërsa qytetarët u lejuan të takoheshin vetëm me një person nga një familje tjetër. Të gjitha shtëpitë fetare në Skoci do të mbyllen gjithashtu dhe ushtrimet në grupe në palestra dhe qendra të tjera të fitnesit janë të ndaluara. Shkollat qëndrojnë të mbyllura deri në muajin shkurt, ndërsa orët mësimore do të mbahen në internet. Masat e reja qëndrojnë në fuqi deri në shkurt dhe do të jenë nën vëzhgim të fortë nga policia dhe inspektimet skoceze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME