Categories Lajme

Vasili: Skuadër e shkëlqyer e LSI në Vlorë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ftuar në një intervistë për televizionin Real Rtv  dhe portalin “Vlora News” me gazetarin Harilla Koçi, duke folur për objektivat e LSI në qarkun e Vlorës, u shpreh se puna e jashtëzakonshme që po bëhet nga kandidatët dhe njerëzit e LSI në terren, do të përvijojë në 3 mandate të pa diskutuara në Vlorë, një rezultat ky i pritshëm dhe i merituar tërësisht.

“Këtu është një skuadër e shkëlqyer që punon, me një grup kandidatësh dhr qindra e qindra njerëz të tjerë që ndodhen në terren nga Konispoli deri në Mifol. Dhe respekt të jashtëzakonshëm dhe nderim për punën e tyre të palodhur. Madje me disa prej tyre do doja të kisha një komunikim, por janë në pikat më të largëta të qarkut, që po punojnë intensivisht dhe kjo punë e jashtëzakonshme po përvijon atë fitore të madhe, e cila fillon nga 3 mandate të padiskutuara në Vlorë, si një rezultat tërësisht i merituar dhe i pritshëm.” – tha Vasili.

Gjithashtu Nënkryetari i LSI, komentoi edhe listën e Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, përballë asaj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku u shpreh se: “Nuk ekziston fjala humbje, nuk ka asnjë vlonjat që të mendohet do votojë listën e hajdutëve por vetem e vetem listën e njerëzve të paster ndershëm. Ja ku e kanë. Do votojnë djemtë dhe vajzat e LSI te Vlorës, ja ku i keni me emra me mbiemra, njëri më i mirë se tjetri.

Kë do votojnë këta që i kanë koleksionuar zullume mashtrim korrupsion dhe drejtësia e kapur nuk i ka dënuar akoma. Korrupsionin dhe mashtrimin e keni aty sa nje mal nuk i kam shpikur une. Këto janë aty janë jane fakt qe ulerin. Dosja e Dibrës është atje. Dosjen e Dibrës ku eshte kembekryq Gjiknuri e njeh gjithe bota? Nje dosje me kriminelë për vjedhjen e votave, është fakt dhe është pranuar dhe nga SPAK.

Apo ai tjetri Afrim Qendro qe pervec Astirit ku nga vjedhja mostruoze cm i rrugesishte me shtrenjte se cm i floririt, eshte po ky Qendro qe permbyti Tiranën vite me pare kur punonte ne me Edi Ramen ne Bashki, se hapën digën e liqenit artificial te Tiranes.” Vlora e ka te qarte e te padiskutueshem vendimin; Do votoje vetem vajzat e djemte e kristalte te saj dhe kurre mashtruesit e korruptuar te rilindjes”,- tha Vasili.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME