Categories Lajme

Vasilika Hysi largohet nga PS: I hap rrugën kalamajve…

Deputetja e PS-së Vasilika Hysi largohet nga politika pas 12 vitesh që ka qenë pranë Partisë Socialiste. Rama tha me humor se Hysi do ti ”’hapë rrugë kalamajve”, duke iu referuar të rinjve që do të angazhohen në 25 Prill me Partinë Socialiste. Rama deklaroi se në krye të listës së PS-së për Tiranën do të jetë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila sipas tij ka një meritë të veçantë për Reformën në Drejtësi. Hysi falenderoi Ramën për këmbënguljen e tij për ta bërë pjesë të politikës aktive, dhe u shpreh se do të vijojë të japë kontributin e saj për Reformën në Drejtësi, edhe pse tashmë do të jetë jashtë Kuvendit.

“Ishte kënaqësi që unë sot siç hyra 12 vite më parë në politikë me një ëndërr në politik bëj këtë dalje, që në këto vite bëmë realitet një ëndërr që e kishim të gjithë bashkë. Do doja të sillja në vëmendje një takim miqësor në parti për paktin kombëtar për drejtësi,një kërkesë me 10 pika që luftuam për të bërë një pakt kombëtar, por që opozita e atëhershme nuk  e realizoi asnjë herë. Kemi luftuar për ta bërë këtë reformë në drejtësi dhe kjo reformë ka qenë një proces shumë gjithëpërfshirës dhe jam krenare që ne mund t’ia dalim, dhe e dinim që kësaj reforme do i vinin shkopinj në rrota, por ia dolëm, se reforma nuk u krye nga deputetë të PS, por nga rreth ekspertë profesionist nga të gjitha vendet, dhe për këtë për mua ka qenë një universitet i dytë. Zbatimi i saj në mandatin e dytë qeverisës është një shkollë e vërtetë, i kemi dhënë mazhorancës së asaj kphe për të bërë një pakt kombëtar, por ajo nuk e pranoi, por ne ia dolëm të vetëm.

Ndihem e privilegjuar që kam qenë pjesë e kësaj Reforme, kam ardhur në politikë pa qenë pjesë aktive e politikës dhe në tre zgjedhjet kam pasur pozicione shumë të mira në listë, faleminderit që keni mbështetur gratë dhe vajzat dhe e treta që kemi pasur një armatë shumë të mirë në PS, Toni, Klodi dhe Etilda, kanë qenë 3 studentë të shkëlqyer. Ju falënderoj juve zoti Rama, por edhe të gjithë qytetarët. Ato na kanë falenderuar për reformën në Drejtësi”, tha Hysi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME