Policia spanjolle ka kumtuar se përsëri do të tentojë ta nxjerrë nëndetësen, për të cilën besohet se mbanë disa tonë kokainë, dhe ta tërheqë në portin Aldan. Aktivitetet për nxjerrjen e nëndetëses kanë filluar në mot të keq prandaj janë detyruar të ndërpriten. Nëndetësja është përmbytur derisa policia përpiqej ta ndalë afër bregut veriperëndimor të Galicisë.
Nëse konstatohet se në të vërtetë ka drogë, kjo do të jetë hera e parë që një nëndetëse të jetë përdorur për transportim të drogës në Spanjë, ka deklaruar zyrtari i provincës spanjolle Pontevedra, transmeton Dy anëtarë të ekuipazhit nga Ekuadori janë arrestuar, derisa i treti kishte arritur të arratiset.
Siç pretendohet, Spanja një kohë që e ka përcjellë lëvizjen e nëndetëses në bashkëpunim me shtetet tjera, ndërsa zyrtarët kanë thënë se zyrtarisht nuk mund të konfirmojnë se çfarë është transportuar me nëndetëse./Insajderi.com.
