Categories Lajme

“Vazhdon puna në Karaburun”, Ministria e Mbrojtjes jep informacione për zjarret: Vlora është më keq

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një pasqyrë të situatës së tanishme sa i takon zjarreve në vendin tonë. Situata më e rrezikshme është në Vlorë dhe Gjirokastër. Në Shkodër ka vatra aktive, po ashtu dhe në Dibër zjarri po përparon.

Në Fier pjesa e Mallakastrës është shqetësuese ndërsa në Elbasan ka rënë zjarr vetëm para pak minutash në një sipërfaqe me shkurre.

Situata e zjarreve ne vend Qarku Vlorë Vazhdon puna nga forcat operacionale për shuarjen e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit, ku janë angazhuar 319 forca të FA, 31 mjete, 4 autoambulanca, 21 punonjës të zjarrfikëses dhe njësisë së pushtetit vendir, si edhe 3 helikopterë. Në fshatin Delisuf të bashkisë Vlorë, vijon të jetë aktiv zjarri i rënë në sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Po punohet për izolimin e flakëve.

Qarku Shkodër Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij, por kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla, të cilat po kontrollohen nga forcat në terren.

Në qytetin Fushë Arrëz, bashkia Fushë Arrëz, vazhdon zjarri. Në ndihmë të forcave dhe mjeteve të të njësive Fushë-Arrëz dhe Pukë ka shkuar edhe një helikopter. Operacioni për shuarjen e zjarrit do të vijojë ditën e nesërme.

Një zjarr u raportua rreth orës 22:31, në lagjen Tepe të bashkisë Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete të MZSH Shkodër dhe 6 forca të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Qarku Dibër Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Lukan , njësia administrative Selishtë, bashkia Dibër. Zjarri ka përparuar në një pjesë shkëmbore më pak të pyllëzuar. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe vullnetarë të zonës.

Në Qafë Murrë, Njësia Administrative Selishtë, bashkia Dibër, vijon zjarri në sipërfaqe me pisha dhe shkurre.

Qarku Gjirokastër Në fshatrat e Njësisë Administrative Antigone kanë vijuar të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë.

Në fshatrat e Njësisë Administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Po vijon puna për të mbajtur nën kontroll situatën. Në këto vatra zjarri dhe në Parkun Arkeologjik të Antigonesë është punuar gjatë gjithë ditës edhe me një helicopter për shuarjen e flakëve.

Qarku Fier Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullishte në fshatin Gadurovë, Njësia Administrative Selishtë, në Mallakastër. Për shuarjen e tij janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të bashkisë, të Policisë Bashkiake dhe forca vullnetare. Zjarri vijon të jetë aktiv për shkak të sipërfaqes së madhe të favorizuar nga era dhe terrenit të thyer malor.

Qarku Elbasan Një tjetër zjarr ka rënë rreth orës 22:30 në fshatin Cerujë, bashkia Elbasan, në një sipërfaqe me shkurre. Për shuarjen e flakëve janë në terren forcat e shërbimit vendor të zjarrfikëses.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.2 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

19 vjeçari përdorues i lëndëve narkotike bëhet shkak i konfliktit, që nëna tenton ti jap fund jetës

Një 19 vjeçar me inicialet H.B. është arrestuar nga Komisariati nr.6 në kryeqytet pasi është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu dhe shtrëngata, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME