Categories Lajme

Vazhdon të mos gjendet kuzhinieri Arjan Shabanaj nga Selenica

Vazhdon të mos gjendet kuzhinieri nga Selenica, nëna bën thirrje, për gjetjen e djalit, pasi ishte në mitingun e Bashës dhe u zhduk. Ju lutemi kush di dicka për djalin nga Selenica, të njoftoj sa nuk është vonë.Ja cfarë thotë nëna e tij në intervistë me televizionet.

Familjarët e 50-vjeçarit Arjan Shabanaj nga Selenica kanë 11 ditë që nuk kanë asnjë kontakt me të afërmin e tyre. Nëna e tij, Tefta tregon se i humbi kontaktet me të birin mbrëmjen e 21 prillit, kur të dy morën pjesë në mitingun elektoral që mbahej nga PD në zonë.

Pas mitingut nëna thotë se u kthye në shtëpi, por i biri nuk e ndoqi nga pas.

“Atë natë që erdhi zoti Lulzim Basha shkuam atje, qëndruam atje në kohën që erdhi zoti Lulzim Basha, nja 10 minuta dhe mua djali më tha, nëna mos kalo këtej nga turma se do të shtypin njerëzit, por kalo këtej nga është rruga për shtëpi.

Dhe unë ashtu bëra, me 3-4 gjitonë që kisha erdha në shtëpi. Prita 20 minuta nuk po më vinte djali, e marr në telefon dhe telefoni u mbyll, por jo sikur u mbyll vetë, por sikur e mbylli njeri. Kur e mora prapë telefoni u fal fare dhe u shqetësova dhe u ngrita dhe dola në Pazar. Bëra denoncimin, ka qenë ora 2 e 30-3 e natës”, tregon ajo.

Nëna e 50-vjeçarit me profesion kuzhinier, tregon se e ka mësuar nga shokët e të birit që mbrëmjen e 21 prillit, pas përfundimit të mitingut, ai është nisur me makinë drejt Vlorës dhe që atë ditë s’ka mësuar më gjë prej tij.

“Dëgjova nga shoku i tij që e dëgjova Arjanin që tha dhe unë do vij me ca shokë në Vlorë. Mirë kishte thënë ai, shihemi në Vlorë. Me kë shok iku ky njeri, me kë ka hipur ky njeri në këtë makinë? Ku vajti kjo makinë?”, janë pyetjet e të moshuarës që kërkon të birin prej 9 ditësh.

Nëna e 50-vjeçarit tregon se Arjani është një kuzhinier profesionist që prej vitesh ka punuar dhe përtej kufijve dhe mohon që ai të ketë pasur konflikte pasi ishte i qetë dhe pa probleme. Dyshimet e saj janë që i biri mund të jetë vrarë që mbrëmjen e 21 prillit.

“Djali ka qenë shef kuzhine për 15 vjet. Ai nuk kishte ndonjë shoqëri të keqe. Në qoftë se kishte ndonjë konflikt në telefon nuk e di, por kështu nuk kemi pasur.

Dyshimi aty është, mua thashë djalin ma v ranë socialistët. Unë dua ta gjej të vdekur se i gjallë nuk gjendet më ai. Që atë natë, jo më tutje, e kanë bërë që atë natë të zezën”, deklaron nëna e të zhdukurit. Arjan Shabanaj i cili rezulton që prej datës 21 prill i humbur, prej një moshe të re punonte në kuzhinë, madje dhe në shtëpitë e VIP-ave, futbollistëve apo edhe politikanëve shqiptarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME