Categories Lajme

Vde kja e dy punëtorëve në Tiranë, reagon Erjon Braçe: Ja pse heshta

Zv. kryeministri Erion Braçe ka reaguar për dy viktimat që humbën jetën nga shembja e skelës në pallatin e tij. Sipas Braçes gjatë një harku kohor prej 16 muajsh, në kompaninë “Syla” janë kryer vetëm 7 kontrolle dhe ndonëse është gjetur me shkelje apo detyra të pa kryera, nuk është marrë asnjë masë.

Shkrimi i plotë i Erion Braçes

Ky është borxhi që ju kam Ergysit dhe Orjanit, çdo punëtori në këtë vend. Karrigia as që ka rëndësi fare këtu, as e kam pasur, as e kam kërkuar, as më mban e as e mbaj; si përherë mendova për punë, e kam parë dhe e shoh si punë. Tani, me shumë përulësi ndaj familjarëve të Ergysit dhe Orjanit, pasi heshta 48 orë në respekt të dhimbjes së pashembullt të tyre, durova po aq akuzat e një krimineli barabar që ka pushkatuar të rinj, prindër dhe, një tjetri, hajdut ordiner të cilin nuk e lënë të udhëtojë në SHBA, të dy politiqenë këta, një vrasësi barbar grash dhe një hajduti ordiner turistësh, njeri pronar medie e tjetri pronar i një shoqate që jepet me lekë tek i paligjshmi i parë që do të luftojë si i paligjshëm qeverinë apo konkretin, dua të them ca të vërteta.

Si qytetar si zëvendës kryeministër jo e jo, nuk kam përzgjedhur e kontraktuar as personin fizik “Xhimi” e as kompaninë “Syla”, për të kryer punime në pallatin ku unë banoj, edhe pse kontrata është për investimin, ligji për sigurinë në punë! Pesë herë, çdo muaj nga marrja e detyrës ka qenë kështu, 5 herë, çdo muaj nga marrja e detyrës i kam kontrolluar në rajone, s`i kam gjetur në punë, i kam pushuar (një pis i denoncoi si reprezalje mbi LSI dhe PD), 5 herë, çdo muaj nga marrja e detyrës kam marrë raporte prej tyre, i kam refuzuar si të pamjaftueshme e të pavlefshme, madje të padobishëm. Prej një muaji zero kontroll në një kantier me risk të lartë si ky, për më keq dy minuta nga zyrat e tyre, dëshmon se puna nuk është bërë sa e si duhet dhe i ngarkon me një përgjegjësi shumë të rëndë, si kompanitë ku sipas ligjit nis e duhet të garantojë sigurinë në punë, si agjencinë, që sipas ligjit duhet të kontrollojnë vetëm të kontrollojë përmbushjen e detyrimeve ligjore për sigurinë në punë. Ndaj drejtësia duhet të hetojë e gjykojë deri në fund, drejt e sipas përgjegjësisë secilin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME