Një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë dje në një kopsht privat në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. Ndërsa sot policia ka arrestuar edukatoren e kopshtit ku dyshohet se u m byt aksidentalisht 3-vjeçari ditën e djeshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, arrestuan shtetasen R. B., 27 vjeçe, banuese në Fier, pasi në kopshtin privat ku punon si edukatore, ka humbur jetën aksidentalisht fëmija i mitur 3 vjeç, i cili duhej të ishte nën mbikqyrjen e kësaj shtetaseje. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Categories
Lajme
Vdekja e 3 vjeçarit në Fier, arrestohet edukatorja e kopshtit
