Categories Lajme

Vdekja e Dj të famshëm turk në Londër, DETAJE

Një DJ i njohur turk dyshohet se u torturua për vdekje në Londër nga “banditë sadistë” të cilët i shkaktuan 94 lëndime.

Sipas mjekëve, Dj u rrah vazhdimisht me shkop, u godit me thikë në këmbë, ndërsa e dashura e tij u mbyll në një banjë për dy ditë.

Mehmet Koray Alpergin, 43 vjeç dhe e dashura e tij 34-vjeçare, Gozde Dalbudak, u rrëmbyen nga gjashtë burra pranë stadiumit të Tottenham Hotspur, ndërsa ktheheshin në shtëpi nga një restorant italian në Mayfair më 13 tetor 2022, sipas Telegraph.

Autorët me siguri kishin instaluar një pajisje gjurmuese në makinën e burrit. Dyshja hipën në automjete të veçanta. E dashura e Dj, Gozde Dalbudak u përfundoi në një lokal bosh dhe u mbyll në tualet.

Dj u gjet i zhveshur dhe i hedhur në një pyll dhe i ishte nënshtruar torturave të tmerrshme duke përfshirë rrahje me shkop, therje në këmbë dhe djegieve nga hedhja e ujit valë mbi të. Trupi i tij i pajetë u gjet nga një burrë duke shëtitur qenin e tij në pyll. Dalbudaku ishte i mbyllur në tualetin e lokalit për dy ditë.

Gjashtë burra janë në gjyq për vrasjen e rëndë, të akuzuar për vrasje, rrëmbim, burgosje dhe çoroditje të rrjedhës së drejtësisë.

Prokuroria pretendon se Koray Alpergin u rrëmbye dhe u torturua ose për t’u ndëshkuar për diçka që kishte bërë ose për ta detyruar atë të dorëzonte diçka që e dinte, ndoshta vendndodhjen e drogës ose të parave, që rrëmbyesit e tij donin të dinin.

“Është e qartë se para vdekjes së tij Koray Alpergin ishte zhveshur dhe torturuar tmerrësisht”, tha avokati i familjes Crispin Aylett.

“Nga numri dhe natyra e lëndimeve që ka pësuar, është e lehtë të imagjinohet se një grup banditësh sadistë e plagosnin me radhë, ose duke e goditur me grushte dhe shkelma, duke e rrahur me shkop, duke e përvëluar me ujë të valë dhe duke e therur me thikë në këmbë. Sulmi është i lidhur me krimin e organizuar dhe pothuajse me siguri me drogën”, tha avokati Aylett.

Alpergin, i cili zotëronte stacionin radiofonik në gjuhën turke me bazë në Londër, Bizim FM, ishte shprehur i shqetësuar përpara vrasjes së tij.

Të pandehurit mohuan çdo përfshirje apo pjesëmarrje në vrasjen e Dj Alpergin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME