Categories Lajme

Vdekja e notarit veteran në Sarandë, drejtori i spitalit rrëfen ngjarjen: Dyshojmë për arrest kardiak

Një ditë pasi në këtë qytet ndërroi jetë notari 65-vjeçar Mark Ademi drejtori i spitalit Tajar Lako në një intervistë për Report Tv tregon se lezhjanit iu dha ndihma e parë me shpejtësi, por nuk mundi të mbijetonte, ndërsa shkak dyshohet arresti kardiak.

Shpreh ngushëllimet e mia si drejtues por edhe si staf  i spitalit të Sarandës për Mark Ademin. Duke qenë se qyteti i Sarandës është një qytet turistik po me të njëjtën kohë edhe Lezha dhe Mark Ademi ka qenë një notar i vjetër dhe ka ardhur në qytetin tonë për një aktivitet.  Për këtë aktivitet është njoftuar edhe spitali i Sarandës  i cili ka dërguar pranë aktivitetit edhe një grup infermierësh.

Pasi ka ndodhur zhytja e Mark Ademit nga ato unë kam siguruar nga  miqtë e tij që kanë qenë në notim nuk është ndjerë mirë është nxjerr në anë të detit ku ka asistuar direkt një mjek. Më pas është thirrur ambulanca dhe aty kanë shkuar 3 infermierë. 

Është dhënë ndihma e parë në moment sa për të dhënë reagimin e parë dhe me ambulancë është sjellë në spitalin tonë tek shërbimi i urgjencës ku kanë asistuar 4 mjekë për 45 minuta ose 1 orë, por përfundimi nuk ishte pozitiv. Sipas të dhënave diskutohet për një arrest kardiak” deklaroi ai.

65-vjeçari ishte pjesë e maratonës së notit për Veteranë të zhvilluar dje në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40 teksa ai ishte në bregdetin e Sarandës por pasi nuk është ndjerë mirë është transportuar në spitalin Rajonal të këtij qyteti. Por aty edhe pse nën kujdesin mjekësor 65-vjeçari nga Lezha, Mark Ademi  humbi jetën. Maratona organizohej nga federata shqiptare e notit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME