Categories Lajme

Vdiq mes flakëve natën e ndërrimit të viteve në Itali/ Trupi i Ledjanit do të prehet në Shqipëri

Trupi i Ledjan Imerajt, 17-vjeçarit i cili ndërroi jetë pas një zjarri që përfshiu një qendër strehimi për të miturit në Itali, do të prehet në vendin tonë.

Natën e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, i riu 17-vjeçar humbi jetën si pasojë e zjarrit që ra në strukturën e të miturve të huaj të pashoqëruar, që ndodhej në Santa Caterina di Pasian di Prato.  Prokuroria e Udines ka dhënë lejen për varrimin dhe largimin e trupit të djalit, ndërsa autopsia e trupit të 17-vjeçarit është kryer javën e kaluar.

Autoritet italiane do ta hetojnë si vrasje nga pakujdesia, vdekjen e 17 vjeçarit shqiptar, Ledjan Imeraj. I mituri shqiptar ndërroi jetë në 31 dhjetor të vitit 2022 pas zjarrit që përfshiu qendrën komunitare ku ky i fundit po qëndronte. Imeraj humbi jetën nga zjarri ndërsa shoku i tij i dhomës, një 16 vjeçar ganez pësoi djegie të rënda. Në ambientet e qendrës komunitare për të miturit, i riu shqiptar po qëndronte prej muajit shtator të këtij viti.

Gjatë ndërhyrjes ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin e të nxirrnin 11 persona, 2 prej të cilëve mbetën të lënduar, por për 17-vjeçarin shqiptar ishte shumë vonë, ndërsa trupi i pa jetë i tij u gjet në dhomën e gjumit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME