Categories Lajme

Veliaj: Firmoset marrëveshja për studentët, edhe ilaçet me çmim të reduktuar

Studentët e pajisur me Kartën e Studentit mund të përfitojnë më lirë edhe produktet farmaceutike dhe parafarmaceutike në 69 farmaci të qytetit të Tiranës.

Marrëveshja e firmosur në Bashkinë e Tiranës mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe administratorit të rrjetit të farmacive “Orange” ofron edhe këtë shërbim të rëndësishëm në Kartën e Studentit, në kohën kur dhe situata me pandeminë, por dhe virozat e stinës, po rrisin kërkesën për medikamente edhe tek më të rinjtë.

Veliaj u shpreh se, nga një kartë e munguar për 30 vite, sot, për nga numri i shërbimeve që ofron, Karta e Studentit në Tiranë po konkurron edhe me qytete në vende të zhvilluara që e kanë aplikuar kohë më parë. “Një karte studenti që u debatua e u fol për 30 vite se kush e ka dhe kush duhet ta bëjë, vetëm ne i dhamë dum.

Sot, jo vetëm kemi Kartën e Studentit, por ofrojmë dhe 1500 shërbime, – e paprecedentë dhe për shumë prej kartave të studentit në plot qytete të tjera në perëndim ku askush nuk ka kapur këtë rekord shërbimesh,” u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, ai falënderoi rrjetin e farmacive “Orange” që iu shtua paketës së shërbimeve me çmime të reduktuara për studentët në Tiranë, teksa pohoi se gjithnjë e më shumë privati po kthen sytë drejt partneriteteve të tilla. “Për të gjithë nevojat që një student do ketë në Tiranë, tashmë është një rrjet i tërë, i kudondodhur, ndoshta rrjeti më i madh që ne kemi në qytet, i cili ofron që, pjesën e vet të fitimit ta ulë për të ndihmuar studentët.

Fakti që sipërmarrja thotë sot do bëj uljen e çmimit, që t’i jap dorë një studenti që mund të ketë nevojë për këto produkte, është diçka që më mbush me shpresë, ndaj edhe mezi pres që të shoh sa më shumë kompani që na japin një dorë,” deklaroi Veliaj.

Ky partneritet u vjen në ndihmë 75 mijë studentëve në kryeqytet, të cilët nëpërmjet 1500 marrëveshjeve të realizuara me bizneset private përllogaritet të kursejnë nga 9.800 deri në 13.900 lekë çdo muaj nëse përdorin shërbimet e ofruara nga karta e studentit.topchannel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME