Categories Lajme

Veliaj flet për infektimin me covid dhe jep detaje: Nuk e mora në Bashki

Pasi është shëruar nga Covid-19, Erion Veliaj është rikthyer në zyrën e tij në Bashki dhe jep detaje nga ditët në karantinë. “Ndjehem shumë mirë, është dita e parë e lirisë mbas dy javë e gjysëm izolim. Ka qenë një periudhë që më ka mësuar shumë, që jam pjekur. Nuk u infektova me koronavirus në bashki. Jam ndjekur nga spitali “Shefqet Ndroqi” në shtëpi nga infermierë dhe doktorë si Perlat Kapisysi, Adelina, infermierja.

Si komb patjetër që duhet të përballemi me pjesën e fatkeqësisë dhe pjesën e pandemisë, por besoj që ka ardhur momenti që edhe të piqemi pak edhe të kursejmë fjalën e keqe, të kursejmë mallkimin, të kursejmë sharjet dhe të sigurohemi që mbi të gjitha jemi një familje, ne jemi të gjithë shqiptarë dhe duhet të mundohemi që të respektojmë autoritetet, të respektojmë bluzat e bardha, njerëz që po strapacohen.

Unë nuk jam larguar asnjë minutë nga shtëpia ime dhe jo më nga Shqipëria, do të thotë që këta njerëz po bëjnë maksimumin. Nuk dua që të ndaloj polemikat, por dua që të ndaloj kulturën e mallkimit, kulturën e ndjelljes së të keqes, kulturën e gëzimit për fatkeqësinë e tjetrit. Këto janë gjëra të një kulture që ne mund t’i menaxhojmë vetë.

Unë besoj fare mirë që ne në këtë aspekt ne mund të bëjmë pak më shumë edhe besoj që dhe për një sëmundje që është e verbër si politikisht si për çdo dallim tjetër do të duhet që dhe ne të jemi të verbër përpara kësaj, do të thotë që ne të trajtojmë të gjithë me unitet”, tha Veliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME