Categories Lajme

Veliaj jep lajmin e mirë: Shtohet një tjetër linjë e re e fluturimeve direkte me Tiranën

Pas shpalljes së Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë vjen një tjetër lajm i mirë për qytetin.

Kompania më e madhe polake e fluturimeve ajrore LOT Airlines Polish (Star Alliance) ka njoftuar se nga qershori i vitit të ardhshëm do të kryejë fluturime direkte nga Varshava drejt Tiranës dhe anasjelltas.

Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku, Erion Veliaj.

“Lajm fanstatik. LOT Polish Airlines (StarAlliance) ka njoftuar hapjen e një linje të re Varshavë-Tiranë që prej verës 2020, teksa Tirana mbush 100 vjet si kryeqyteti i Shqipërisë! Tirana 100”, tha Veliaj.

Katër vitet e fundit, numri i turistëve të cilët vizitojnë kryeqytetin ka ardhur gjithnjë në rritje.

Transformimi me ritme të shpejta, si sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, Kalaja e Tiranës, Bulevardi i ri dhe përmirësimi i infrastrukturës edhe në fshatrat rreth Tiranës, ka bërë që mijëra turistë jo vetëm nga Europa, të vendosin në hartën e tyre të udhëtimeve edhe kryeqytetin shqiptar si një prej destinacioneve që nuk duhet humbur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME