Categories Lajme

Veliaj publikon pamjet: Godina e teatrit me tallash, Berisha dhe Basha e lanë jashtë listës me 108 objekte si Monument Kulture

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar materialet me përmbajtje shkrepëse me të cilat është ndërtuar godina e teatrit kombëtar nga italianët gjatë pushtimit. ‘ Duke gjatë një interviste televizive, Veliaj theksoi se godina aktuale është ndërtuar si godinë e përkohshme me shkrepëse të ricikluara duke mos ofruar asnjë standard. “Ja ku është materiali me të cilin është prodhuar teatri, të gjitha këto janë shkrepse nga një fabrikë italiane në vitin 39, të cilat për t’i ricikluar në një vend që sapo ishte pushtuar që ishte Shqipëria ku do të ndërtoheshin kazerma, vendos që çfarë ngelej nga tallashi i shkrepëseve. Ky është muri I teatrit”.

Ai sqaroi se ata që sot dalin e flasin sikur janë në mbrojtje të teatrit, kur ishin në pushtet e cilësuan godinën e Teatrit të pavlerë. Duke cituar vendimin nga qeveria Berisha ku edhe Lulzim Basha ishte ministër, Veliaj theksoi se Teatri u la jashtë listës së objekteve të vlerësuara si monument kulture, ndërsa përfshinë banka arabe dhe klinika mjekësore.

“Partia të cilën ka themeluar Z. Budina dhe ku shërben sot këshillin drejtues në vitin 2007 ka qenë në pushtet dhe në vitin 2007 ka bërë një listë të 108 institucioneve që duhen marrë në mbrojtje si monumente kulture në Tiranë. Ka qenë Ministër Lulzim Basha, kryeministër Z. Berisha nga 108 institucionet ndër të cilat po të përmend disa pikante, klinika mjekësore qeveritare është monument kulture sipas qeverisë së Partisë Demokratike, banesë kolektive 5-katëshe në adresën rruga “4 dëshmorët”, pra aty ku është Libri universitar një ndërtesë relativisht e rëndomtë megjithatë Partia Demkratike ka cituar monument kulture. Ka cituar monument kulture bankën arabe, ka cituar monument kulture laboratorin e kriminalistikës tek rruga prap “4 Dëshmorët”, tha Veliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME