Categories Lajme

Veliaj thirrje: Aplikoni që sot, ja tre hapat për të përfituar qira falas nga bashkia

Jane mbi një mijë familjet që kanë mbetur pa strehë pas tërmetit që mund të përfitojnë qira falas nga Bashkia e Tiranës. Familjet, banesa e të cilëve është konstatuar dhe vulosur nga instituti i ndërtimit si e pabanueshme, mund të aplikojnë që sot pranë njësive të tyre administrative për të përfituar shumën prej 18, 22 apo 27 mijë lekësh të rinj/muaj për t’u strehuar për një vit rresht, derisa bashkia të gjejë zgjidhjen përfundimtare për banesat e tyre. Përveç mundësisë për përfitim që përllogaritet t’u shërbejë 1082 familjeve, bashkia ka thjeshtuar dhe mënyrën e përfitimit të bonusit të qirasë në masën 100%. Mjafton një mjet identifikimi, një certifikatë familjare që tregon sa persona janë në trung, për të plotësuar formularin që i bën ata përfitues të shumës që siguron strehim në një shtëpi të strukturës 1+1, 2+1 apo 3+1 (sipas vlerave të lartpërmendura). Hapi i tretë është hapja e një llogarie bankare për derdhjen e shumës së përmuajshme nga bashkia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME