Categories Lajme

Veliaj tregohet i prerë: Të shkarkuarit e Vettingut dhe subjektet e OFL-së nuk kanë punë në fushatë, të riciklohen me…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka theksuar se do mbajnë një qëndrim të prerë lidhur me subjektet e OFL-së dhe të shkarkuarit e Vetingut, të cilët nuk duhet t’i afrohen fushatës zgjedhore më 25 prill 2021. Teksa dha çelësat e shtëpisë së re të rindërtuar për familjen e Besnik Fushës në Farkë, Veliaj theksoi se partitë e pashpresa që do të tentojnë të përdorin dhunën dhe subjektet e OFL-së në zgjedhje, nuk kanë asnjë shans të fitojnë. “Kur vijnë zgjedhjet, disa parti që s’kanë as program, as din e iman, që s’kanë bërë ndonjë punë konkrete, do përdorin dhunën, subjektet e OFL-së dhe gjithë kontigjentin që nuk kaloi Vettingun, do na i sjellin edhe si kandidatë. Unë them se Farka është e qartë: Ne s’kemi punë me figura të OFL-së apo me njerëz që s’kanë kaluar Vettingun, e që duan të riciklohen me politikën e partive të pashpresa”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se motoja e PS-së jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, është çdo ditë një punë konkrete. “Ne kemi punë vetëm me ata që prodhojnë rezultat. Motoja jonë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Farkë e kudo tjetër, është çdo ditë një punë konkrete. Sot shtëpia e Besnikut, dje shtëpia e Samiut, nesër një shtëpi tjetër dhe për sa kohë që çdo ditë bëjmë një punë konkrete, kjo është politika ku besoj unë dhe shpresojmë të gjithë”, shtoi Veliaj. Për herë të parë në Shqipëri, një parti politike ka krijuar edhe një platformë online për t’i dhënë mundësinë kujtdo që mendon se ka aftësinë apo vullnetin për të përfaqësuar një komunitet të caktuar në Kuvendin e Shqipërisë, të bëhet pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, të cilat më pas do i nënshtrohen vlerësimit nga strukturat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME