Categories Lajme

Veliera më e madhe në botë ankorohet në portin e Durrësit (FOTO)

Është rikthyer në portin e Durrësit, pas 3 viteve mungesë një nga anijet më të mëdha në botë me vela. “Sea Cloud” është ankoruar mëngjesin e sotëm në kalatën nr. 4 të portit, ndërkohë që pritet të largohet pasditen e sotme, për të udhëtuar drejt Sarandës.

Veliera më e madhe në botë kalon ditën e Kurban Bajramit në Durrës, ndërsa solli turistë elitarë në qytetin e Krujës. Anija super luksoze e ka vizituar për herë të fundit portin tonë vjeshtën e vitit 2019, vit përgjatë të cilit u ankorua 3 herë në Durrës.

Serbët mbrojnë shqiptarin nga malazezët, partia pro-Beograd do mbështesë Abazoviç nëse përballet me votëbesim
Anija luksoze me gjatësi 109.5 metra është ankoruar në kalatën nr.4 të portit, shumë pranë vinçave të ngarkim shkarkimit.

Mjeti lundrues thuajse 100-vjeçar (është prodhuar në vitin 1931) shërben që nga viti 1979 si krocerë. Në bordin e velierës “Sea Cloud” ndodheshin 50 turistë elitarë, të cilët kanë vizituar gjatë paradites qytetin e Krujës./ Ora

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME