Policia ka arrestuar 2 rinj në fshatin Baks të Velipojës të cilët kishin kultivuar 270 bimë të dyshuara si kanabis sativa. Pas javësh hetime janë vënë në pranga shtetasit O. J , 33 vjec dhe L. Sh, 28 vjec te dy banues ne fshatin Baks.
Serat ishin ngritur pranë njëra tjetrës, dhe dy të rinj, fshatarë të zonës kujdeseshin për to. Pikërisht në momentin kur po hiqnin plasmasin e serave që bimët të ekspozoheshin në diellin e mëngjesit janë kapur nga policia.
Policëve u është dashur të shkojnë me barkë në fshatin Baks të Velipojës aty ku kultivuesit kishin ngritur sera dhe kultivonin bimën narkotike kanabis sativa.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të bimëve narkotike dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua me anë të djegies.
