Categories Lajme

Veliu revolton aktivistet me videon e nënës së 15-vjeçarit (Video)

Publikimi i videos së nënës së 15 vjeçarit Sarandi Çobo nga drejtori i Policisë është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Kështu shprehen dy aktivistet Elsa Ballauri dhe Sevim Arbana, të cilat e cilësojnë sjelljen e drejtorit Veliu si sjellje jo profesionale. Ballauri: Jo profesionale, etika është pjesë e profesionit.

Arbana: Jam shumë e revoltuar sepse janë shkelur parimet bazë. Jo vetëm që rrihet dhe dhunohet keqas një minoren, por dhunohet një grua publikisht, denigrohet një grua publikisht.

Për aktivistet sjellja e funksionarit me të lartë të organizatës së policisë tregon mungesën e modestinë se drejtuesve të shtetit për të pranuar gabime dhe për të kërkuar falje. Ballauri: Mungesa e modestisë së një zyrtari që nuk mban përgjegjësi. Duhet të mësohemi me të mbajturën përgjegjësi, të thuash më fal, e bëra gabim, nuk ishte momenti i duhur dhe vërtet u bë një shkelje nuk është aspak gabim.

Për aktivisten Arbana, nëna e 15 vjeçarit duhet të paktën të mbrohej nga deputetet të cilat ishin të pranishme në Komision.Arbana: Më revoltuese për mua është vetë heshtja e grave parlamentare kur ai bën atë interpelenca në Kuvend dhe asnjëra nga ato nuk flet, kjo është katastrofa.

Por një ditë më pas deputetja e cila dhe e pyeti Drejtorin për dhunën ndaj 15 vjeçarit shprehet se është gjendur në një pozicion të vështirë dhe se do të reagonte në një moment të dytë.   Video e publikuar nga Ardi Veliu ku shfaqej Zaida Çobo ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik, ku qytetarë, aktivistë dhe përfaqësues të organizatave kanë kërkuar shkarkimin apo dorëheqjen e tij.Deri me tani nuk ka ndonjë reagim nga Ministria e Brendshme për sjelljen e Ardi Veliut në Komision e Sigurisë Kombëtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME