Categories Lajme

“Vëllai më ka prekur mallin”/ Zbulohet emri i shkodranit në kërkim

Policia po vazhdon kontrollin në zonën e Shijakut, pasi Jan Prenga mund të jetë varrosur aty, pasi u rrëmbye më datë 17 janar në Kamëz, ndërsa vetëm para pak ditësh policia mundi të zbulonte se ai ka ndërruar jetë.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raportoi se sot në Shkodër janë kontrolluar banesat e atyre që dyshohet se janë organizatorët e rrëmbimit dhe vrasësit e Jan Prengës.

Por më kryesori, siç raporton Anila Hoxha, është Gentian Doçi, ku në disa përgjime telefonike, edhe nga autoritet britanike, është zbuluar një komunikim i tij me të vëllanë e viktimës, N.Prenga.

Ky e fundit e pyet “ku e kam vëllanë”, dhe ai i thotë “e di shumë mirë ku e kë vëllanë, se më keni prekur mallin”.

E gjithë kjo bisedë erdhi pasi ashtu siç edhe Top Channel ka raportuar më herët vëllai i Jan Prengës, nuk kishte dorëzuar te organizata sasinë prej 280 kg të kokainës.
Ndërkohë gazetarja Anila Hoxha tha se janë edhe tre persona të tjerë në kërkim nga Shkodra, po që për arsye hetimore identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, por që janë personazhe mjaft të njohur në botën e krimit.

Ndërkohë që policisë së shtetit i është kërkuar bashkëpunim me palën britanike për zbardhjen e plotë ngjarjes.

Një tjetër pikë “e nxehtë” në këtë çështje janë edhe kamerat e sigurisë. Në resortin në Shijak policia ka vëzhguar me dron, dhe ka ndjekur veprimet, por nuk shpjegohet pse policia nuk ia ka dalë mbanë të bllokojë furgonin ku ishte trupi i pajetë.

Gjithë dinamika e nxjerrjes së trupit jepet vetëm nga një kamera, që si duket është neglizhuar nga ata, ndërsa të tjerat janë asgjësuar nga anëtarët e grupit kriminal, që tregon elemente të rëndësishme.

Aty shfaqet nxjerrja e trupit dhe pastaj disa autorë që fshijnë duart dhe gjakun që besohet se është pastruar me acid.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME