Categories Lajme

Vëllezërit Myslimi dalin me pranga nga Gjykata, familjarët thirrje policisë: Ndyrësira, merrni gjyqtarin )VIDEO

Pas përfundimit të seancës gjyqësore të 3 vëllezërve Myslimi në Vlorë, është raportuar një incident. Mësohet se familjarët e vëllezërve u kanë bërë thirrje policisë.

Kundër vendimit të Gjykatës, ata ulërisnin: “O plehra lërini. Çfarë kanë bërë ore?! Merrni gjyqtarin o ndërësira, e ka gjyqtari vendin aty.”

Një ditë më parë, vëllezërit d hunuan gjyqarin Arliqe Basho, pasi sipas tyre favorizonte pronarin e dytë të pronës. Sot Gjykata vendosi b urg për njërin nga vëllezërit, dy tjerët arrest shtëpie.

Pas përfundimit të gjyqit, për d hunën e ushtruar ndaj gjyqtarit të Vlorës, Arqile Basho, reagoi familja e njërit prej autorëve. Ka qenë vajza e Fatos Myslimit që ka folur për mediat. Ky i fundit u la në b urg, por sipas vajzës së tij, ka qenë xhaxhai i saj që ka ushtruar d hunë ndaj Bashos.

“Sapo ka përfunduar seanca gjyqësore pasi u është rrëmbyer prona nga na e gjyqtarit Arqile Basho. Gjatë gjykimit ka pasur shtrembërim të fakteve. Është ngatërruar personi që duhet të qëndronte në burg. Elmaz Myslimi është personi që ka prekur gjyqtarin dhe kanë mbajtur gabimisht Fatos Mylsimin që nuk e ka prekur fare me dore. Elmaz Myslimi ka pasur rasport mjekësor.

Jam vajza e një prej vëllezërve të arrestuar, problematika jonë fillon nga 2010, ku kemi lidhur kontrata me dy kompani, pronari i njërës prej tyre është këshilltar bashkiak, dhe ka mbajtur poste drejtuese në Vlorë.

Problematika jonë nuk lidhet vetëm me pronën në fjalë, pronat janë shitur në disa pronarë të ndryshëm, prej vitesh jemi endur nëpër gjyqe, në 2019 Gjykata e Apelit na ka dhënë të drejtë, zoti Basho ka dalë mbi vendimin e apelit, duke i dhënë të drejtë këtyre kompanive.

Jam e gatshme që kjo çështje të ndiqet nga SPAK, unë mendoj se gjyqtari është duke bërë korrupsion, ne kemi qenë pronar të truallit, firma nuk ka si mund të shesë hyrjet tona, që janë të caktuara në kontratë. Ky është rast flagrant i korrupsionit që është bërë nga ky gjyqtar”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME