Categories Lajme

Vendi i mollëve, zbutën të parët kuajt: Çfarë e bën të veçantë Kazakistanin

Kazakistani banohet nga njerëz të 120 kombësive të ndryshme. Në mbarë vendin ka 27.000 monumente të lashta. Besohet se këtu ndodhej atdheu i Amazonave, luftëtareve femra, për të cilat kanë folur shumë grekët e lashtë.

Kazakët e lashtë ishin njerëzit e parë në botë që zbutën dhe hipën mbi kuaj. Por ata i shfrytëzojnë kuajt edhe për mish. Kumis, pija tradicionale e vendit, njihet ndryshe si “shampanja prej qumështi”. Ajo fermentohet nga qumështi i pelës, dhe përdoret si një kurë për gjithçka, nga gripi deri tek tuberkulozi.

Kazakistani ka bazën kryesore hapësinore ruse, kozmodromin e Bajkonurit. Prej aty u lëshua në vitin 1957 sateliti i parë në orbitën e Tokës. Ish-Bashkimi Sovjetik testoi këtu më shumë se 500 armë bërthamore midis viteve 1949-1989. Kazakistani është një nga vendet kryesore prodhuese të naftës, për shkak të fushës së Tengizit me sipërfaqe 2.500 km2.

Qëkur është pavarësuar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991, ka pasur vetëm një president, Nursulltan Nazarbajev. Shkencëtarët besojnë se pemët e para me mollë u rritën rreth Almatit, ish-kryeqytetit kazak 20 milionë vjet më parë. Emri Almati do të thotë “vendi i mollëve”.

Diktatori sovjetik, Josef Stalin, ndërtoi aty shumë nga kampet e të burgosurve, ku u internuan apo vdiqën miliona njerëz. Berkutchi, ose gjuetia me shqiponja, është një sport antik që praktikohet ende në Kazakistan. Gjuetarët i stërvitin shqiponjat se si të kapin prenë e tyre.

Në malet e Kazakistanit Lindor, jetojnë leopardët e famshëm të dëborës, që është një simbol kombëtar./TIRANA TODAY

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME