Categories Lajme

Vendi “mbërthehet” nga acari, Tanja Porja: Temperaturat do të ulen ndjeshëm, era e fortë do të vazhdojë deri…

Fillimi i javës do ta gjejë vendin me mot të acartë. Meteorologia e “MeteoAlb”, Tanja Porja deklaroi për “FaxNews” se duke nisur nga nesër, temperaturat do të ulen ndjeshëm. Sa i takon erës së fortë që ishte sot prezente gjatë gjithë ditës, Porja u shpreh se ajo do të vijojë deri të mërkurën. “Parashikimi për orët dhe ditët në vijim: era, do vijojë të fryjë mesatare dhe shpesh e fortë, me shpejtësi deri 70 km/h në territor, por herë pas here mbi 80 km/h në zonat bregdetare; në det të hapur era arrin shpejtësi mbi 90 km/h. Kjo situatë problematike e erës do të mbetet edhe gjatë së hënës dhe të martës ndërsa pritet dobësim i ndjeshëm i erës në orët e para të ditës së mërkurë.

Temperaturat e ajrit për orët në vijim, por edhe gjatë dy ditëve të para të javës që vjen, do të ulen ndjeshëm (ky është edhe shkaku i kësaj ere të fortë) megjithatë e marta në mesnatë sjell rritje të ndjeshme të temperaturave, rritje që vijon në pjesën e dytë të javës tjetër”, tha meteorologia. Ndërsa reshjet e dëborës do të jenë të pakta mbrëmjen e sotme. “Reshjet priten të pakta, në formë dëbore sonte, por e hëna dhe në vijim deri fundjavën tjetër, kryesisht do të jetë me kthjellime”, deklaroi Tanja Porja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME