Categories Lajme

Vendimi/ Biznesmeni në gjyq për “ndërtim pa leje”, hiqet sekuestroja e pallatit 22 kate tek Shkëmbi i Kavajës

Gjykata e Durrësit ka hequr sekuestron e vendosur mbi një pallat “gjigand” 22 kate në zonën e bregut të Shkëmbit të Kavajës, i bllokuar pas rrëzimit të kateve të sipërme të tij, në Shkurt 2017.

Gjyqtarja Eda Kaja ka pranuar kërkesën e ndërtuesit Enver Shaba për të zhbllokuar godinën e lartë, megjithëse biznesmeni është aktualisht i pandehur për “ndërtim të paligjshëm”, pikërisht për këtë pallat të lartë.

Me një vendim të datës 16 Tetor 2019, gjykata ka vendosur “heqjen e sekuestros për objektin kompleks banimi dhe shërbime hoteleri”, në total 22 kate.

Kjo godinë u vendos nën sekuestro në Mars 2017, në vijim të hetimit të nisur pas rrëzimit të kateve të sipërme të tij, të cilët ishin në ndërtim. Në atë kohë, Prokuroria e Durrësit konstatoi se pjesa e sipërme e godinës, ajo që u rrëzua, ishte ndërtuar pa lejen përkatëse nga Komuna Rrashbull.

Në bazë të veprimeve paraprake hetimore, fillimisht, Prokuroria regjistroi hetimin për “shpërdorim detyre” ndaj zyrtarëve të Inspektoratit Ndërtimor të ish-Komunës Rrashbull, të cilët nuk kishin evidentuar faktin që ndërtuesi Shaba kishte tejkaluar lejen me të cilën ishte pajisur.

Në kuadër të këtij hetimi, me kërkesë të Prokurorisë, gykata vendosi sekuestron e godinës së lartë.

Paralelisht me këtë hetim të parë, Prokuroria e Durrësit nisi hetim për “ndërtim të paligjshëm” në ngarkim të biznesmenit Enver Shaba, si edhe ish-drejtuesve të Komunës Rrashbull, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, pasi nuk kishin zbardhur lejen për godinën, si edhe nuk kishin marrë asnjë masë parandaluese për tejkalimin e lejes së ndërtimit nga pronari Shaba.

Pikërisht, kjo “ndarje” hetimesh i ka shërbyer gjyqtares Eda Kaja që të pranojë kërkesën për heqje sekuestro.

Në Maj të këtij viti (2019), biznesmeni Enver Shaba kërkoi në gjykatë lirimin e godinës. Në kërkesën e tij, Shaba argumentonte se sekuestroja është vendosur në kuadër të një hetimi për “shpërdorim detyre” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake” (ky detaj i armës është i pasqaruar nga institucionet).

Sipas Shabës, hetimi për këto vepra penale nuk justifikon vendosjen e sekuestron mbi pallatin e tij.

Rreth dy muaj pas kësaj kërkese, konkretisht në Korrik 2019, Prokuroria e Durrësit përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim biznesmenin Enver Shaba për “ndërtim të paligjshëm”, si edhe disa ish-zyrtarë të Komunës Rrashbull, për “shpërdorim detyre”.

Vepra penale e “ndërtimit të paligjshëm”, natyrisht që e justifikon plotësisht mbajtjen në sekuestro të godinës 22-kate.

Por, gjyqtarja Kaja ka zgjedhur t’i qëndrojë strikt faktit që sekuestroja e pallatit është vendosur në kuadër të hetimit paralel për “shpërdorim detyre” dhe “mbajtje pa leje e armëve luftarake”, duke mos marrë në konsideratë faktin se, në kohën që ajo dha vendimin, një tjetër trupë gjykuese ka në shqyrtim akuzën e “ndërtimit të paligjshëm”, për të njëjtën godinë, ndaj biznesmenit Enver Shaba./boldnews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME