Categories Lajme

Vendimi/ I dënuar përjetë për masakrën e Urës Vajgurore më 1997, GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për të dalë nga regjimi i sigurisë ‘41 bis’

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fran Marashit, i cili kërkoi të dilte nga regjimi i ashpër ‘41 biss’, aty ku mbahet i izoluar prej 13 dhjetorit të vitit 2024, me vendim të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.

Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani, në seancën e kësaj të mërkure, në orën 10:00, (30 prill).

Fran Marashi u dënua nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion muajin e kaluar, me burgim të përjetshëm, si person i përfshirë në masakrën e Urës Vajgurore, të 17 qershorit 1997, ku u vranë 4 policë dhe u plagosën 6 të tjerë.

Efektivët u sulmuan me antitank në qendër të Urës Vajgurore, (Dimal), pak minuta pasi kishin përcjellë ish-kryetarin e PS-së Fatos Nano, i cili sapo kishte përfunduar mitingun elektoral në qytetin e Beratit, për zgjedhjet parlamentare që mbaheshin atë muaj.

Ngjarja e rëndë e asokohe u rigjykuara sërish në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, pas rikthimit të çështjes nga Gjykata e Lartë.

Perveç Fran Marashit, me burg përjetë janë dënuar edhe Musa Protoduari, Shkëlqim Protoduari, si dhe disa persona të tjerë me 25 vite burg.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME