Categories Lajme

Vendimi i fundit i qeverisë italiane: Maska, e detyruar edhe në shtëpi

Dekreti i Kryeministrit Giuseppe Conte dhe ministrit të Shëndetësisë, Roberto Speranza, që do të jetë në fuqi për 30 ditët e ardhshme, propozon përdorimin e maskës edhe në shtëpi, me qëllim që të shmanget përhapja e Covid-19.

Në dekret janë përfshirë një sërë masash të ashpra sa u përket grumbullimeve; festa, kinema apo koncerte, stadiume etj.

Po kështu, edhe ndalimi i festave private brenda dhe jashtë shtëpive, është një rekomandim i fortë për të shmangur përhapjen e COVID-19.

MASKAT – Rekomandohet me forcë përdorimi i maskave edhe brenda shtëpive private, në prani të personave që nuk jetojnë në atë familje. Në nenin 1 të dekretit të kryeministrit Conte thuhet se “është e detyrueshme në të gjithë vendin përdorimi i maskave në çdo ambient të mbyllur, përveç shtëpive private, dhe në të gjitha vendet e hapura, përveçse rasteve kur, për shkak të karakteristikave të vendeve, rreziku është zero”. Ata që merren me aktivitete sportive, fëmijët nën 6 vjeç, personat me patologji dhe aftësi të kufizuara të papajtueshme me përdorimin e maskës përjashtohen nga detyrimi.

FESTAT – Sallat dhe diskotekat do të qëndrojnë të mbyllura, brenda dhe jashtë, ndërsa do të lejohen panaire dhe kongrese. Ceremonitë civile ose fetare si dhe martesat mbeten të lejuara, me rregullat e vendosura nga protokollet tashmë në fuqi. Palët duhet të ndjekin ceremonitë me pjesëmarrjen maksimale të 30 personave në përputhje me protokollet dhe udhëzimet në fuqi. Në shtëpitë private, sidoqoftë rekomandohet fuqimisht të shmangen grumbullimet më të madha se 6 persona. “Aktivitetet e shërbimeve të hotelerisë lejohen deri në orën 24:00. Dërgesat ”Catering” dhe ”takeaway” mbeten të lejuara, por me ndalim të konsumohen në ambiente të jashtme pas orës 21:00″.

KINEMATE DHE KONCERTET – Kufiri i 200 pjesëmarrësve brenda dhe 1 000 jashtë mbetet për shfaqjet, me kufizimin e një metri distance nga tjetri. Ngjarjet që përfshijnë tubime pezullohen nëse nuk është e mundur të mbahet distancë. Rajonet dhe provincat autonome mund të krijojnë, në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, një numër tjetër maksimal të spektatorëve, duke marrë parasysh madhësinë dhe karakteristikat e vendeve.

STADIUMET – Për garat sportive lejohet prania e publikut me një përqindje maksimale të mbushjes prej 15% të kapacitetit total dhe në asnjë rast që nuk e kalon numrin maksimal të 1 000 spektatorëve jashtë dhe 200 brenda.Distanca prej një metri dhe matja e temperaturës duhet të garantohen. Rajonet dhe provincat autonome, në lidhje me ecurinë e situatës epidemiologjike në territoret e tyre, mund të krijojnë, në marrëveshje me Ministrin e Shëndetësisë, një numër tjetër maksimal të spektatorëve duke marrë parasysh madhësinë dhe karakteristikat e vendeve.

SPORTET – Të gjitha garat dhe të gjitha aktivitetet që lidhen me sportet e kontaktit të një natyre amatore janë të ndaluara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME