Categories Lajme

Vendimi/ Motra e Rovena Gashit 15 vjet larg drejtësisë, Hajdarmataj para Vetingut

Motra e Rovena Gashit, Ema Gashi, ish-gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, duhet të qëndrojë për 15 vjet larg drejtësisë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të ndërpresë procesin e Vetingut për znj. Ema Gashi, duke i hequr në të njëjtën kohë të drejtën për një periudhë 15-vjeçare emërimin si gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektore e Lartë e Drejtësisë ose Prokurore e Përgjithshme. Vendimi është marrë pasi Ema Gashi dha dorëheqjen nga funksioni si gjyqtare.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në ligjin e Vetingut si dhe në kërkesën e regjistruar për dorëheqje, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit të Ema Gashi. Për këtë vendim, KLGJ ka njoftuar Komisionin e Pavarur i Kualifikimit në datën 4 shtator 2019. Në datën 10 tetor 2019, KLK vendosi të ndërpresë procesin e Vetingut për Ema Gashin. Ish-gjyqtarja Ema Gashi është motra e Rovena Gashit, ish-drejtuesja e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme, e cilësuar edhe si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i përfshirë në ‘listën’ e zezë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Llalla dha dorëheqjen që në fillim të veprimit të ligjit të Vetingut, për t’i shpëtuar kontrollit, ndërsa Rovena Gashi u shkarkua disa javë më parë nga detyra përfundimisht nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Rovena Gashi ishte shkarkuar më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për probleme me pasurinë. Ndërkaq, gjatë procesit gjyqësor në Kolegjin e Apelimit, ajo kërkoi që të mbrohej nga motra e saj, Ema Gashi, e cila dha dorëheqjen nga drejtësia. Por, kjo kërkesë nuk u pranua nga trupa gjykuese pranë Kolegjit të Apelimit. Pas këtyre zhvillimeve në pozita të vështira është edhe bashkëshorti i Rovena Gashit dhe kunati i Ema Gashit, Dritan Gina me funksion prokuror. Ai ka deklaruar të njëjtën pasuri që ka deklaruar bashkëshortja e tij Rovena Gashi.

Në prill të këtij viti, Shqiptarja.com publikoi një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në të cilin thuhet “Për bashkëshortin e Rovena Gashit, shtetasin Dritan Gina, me detyrë (në atë kohë) drejtues pranë PRGJ Elbasan (gjithashtu subjekt rivlerësimi), disponohen të dhëna për përfshirje në veprime të kundërligjshme, shfaqur në formën e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv të prokurorit…”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME