Categories Lajme

Vendimi/ Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Në prag të mbylljes së vitit qeveria ka rishpallur edhe një herë tenderin për Portin e Ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano – Faza I.

Pas dështimit të një procedure të mëparshme të hapur gjatë këtij viti duket se është marrë vendimi që të tentohet edhe një herë për një nga procedurat më të debatuara të këtij viti fondi limit i së cilës është vendosur 39.2 miliardë lekë apo rreth 400 milionë euro.

Porti do të ndërtohet me fonde publike sikurse specifikohet dhe në dokumentet e tenderit dhe autoriteti kontraktor në këtë rast është Autoriteti Portual Durrës.

Specifikime për ndërtimin

Në dokumentet e tenderit sqarohet se Autoriteti Portual Durrës ka vendosur të zhvillojë procedurën e prokurimit mbi kufirin e lartë monetar pa e ndarë atë në lote, bazuar në parashikimet e punimeve për objektin sipas kontratës: “Projekti i Detajuar i Portit të Ri të Integruar Tregtar të Durrësit në Porto Romano”.

“Autoriteti Kontraktues e gjen teknikisht të pamundur ndarjen e këtij projekti në lote të veçanta”, thuhet në këto dokumente.
Të njëjtat nënvizojnë se dokumentacioni teknik, duke përfshirë Raportin Teknik, Specifikimet Teknike dhe Parashikimin e Punimeve të përgatitur nga projektuesi, tregon qartë se proceset e punës për këtë objekt janë ngushtë të lidhura me njëra-tjetrën.

Prandaj, është e pamundur për Autoritetin Kontraktues të përcaktojë paraprakisht se cilat vëllime duhet të ndahen. Pjesa më e madhe e fazës së parë të zhvillimit të projektit për portin e Porto Romanos përfshin aktivitete të dragimit dhe bonifikimit, ndërtimin e mureve të kalatave dhe ndërtimin e dallgëthyesve.

Këto aktivitete janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën dhe ndarja e tyre në kontrata të veçanta rrit profilin e përgjithshëm të riskut të projektit për shkak të ndërveprimeve kontraktuale që krijohen. Bashkimi i të gjitha këtyre komponentëve në një kontratë të vetme eliminon këto ndërveprime kontraktuale, duke ulur mundësinë e pretendimeve kontraktuale dhe duke reduktuar profilin e riskut të projektit.

Gjithashtu, një qasje me një kontratë të vetme e bën projektin më tërheqës komercialisht për kontraktorët e kualifikuar ndërkombëtarë, duke rritur gjasat për marrjen e ofertave më konkurruese”, thuhet në dokument.

Porti i Durrësit me fonde buxhetore

Qeveria mes dy alternativave për zhvillimin e Portit të ri në Porto Romano, ku do të zhvendoset aktiviteti i atij aktual në Durrës, ka zgjedhur modelin C2. Ky model parashikon një port që zhvillohet në breg dhe jo variantin C1 që parashikon zhvillimin në det.

Në fund të vitit 2022 gjatë prezantimit të projektit u nënvizua se projekti ka një kosto të konsiderueshme ndaj do të kërkojë angazhimin e fondeve buxhetore, fondeve të Autoritetit Portual, grante por edhe sektorin privat duke lënë kështu të hapur mundësinë e PPP. Të paktën 46% e financimit do të sigurohet nga qeveria dhe 54% nga sektori privat.

Në prezantimin e projektit nga përfaqësuesi i kompanisë Royal Haskoning DHV në atë kohë u nënvizua se ky investim është i konsiderueshëm dhe normalisht duhet të jetë qeveria që të mbajë një pjesë të mirë të peshës së tij. /Monitor/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME