Categories Lajme

Vendosën muzikë jashtë orarit dhe shqetësuan pushuesit, procedohen 10 persona në Jug, mes tyre pronarë, menaxherë dhe muzikantë

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 10 shtetas, mes tyre pronarë, menaxherë dhe muzikantë pasi prishën qetësinë publike dhe shqetësuan banorët dhe pushuesit duke vendosur muzikë të lartë në lokalet e tyre.

Sakaq u kontaktuan në paligjshmëri 6 subjekte, 3 në Dhërmi dhe në Vlorë në të cilën ishte vendosur muzikë në tejkalim të orarit të përcaktuar, në cenim të ligjit për zhurmat.

Njoftimi i policisë:

Intensifikohen kontrollet përgjatë fundjavës, për të parandaluar ndotjen akustike, si dhe për të verifikuar zbatimin e ligjit mbi orarin dhe nivelin e muzikës. Kontrollet u monitoruan nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe ishin të befasishme ose në bazë të shqetësimeve që kanë adresuar qytetarët dhe pushuesit në numrat e kontaktit të Policisë.

Gjatë kontrolleve në të gjithë vendin, u konstatuan në paligjshmëri, 6 subjekte (3 në Dhërmi dhe në Vlorë, si dhe nga 1 subjekt në Durrës, Elbasan dhe Tiranë).

Për këto raste janë proceduar penalisht 10 shtetas (pronarë, menaxherë dhe muzikantë) që prishën qetësinë publike dhe shqetësuan banorët dhe pushuesit, pasi kishin vënë muzikë të lartë në lokalet e tyre.

Për të gjitha rastet Policia ka sekuestuar pajisjet që gjeneronin muzikën.

Shërbimet e Policisë së Shtetit, në zbatim të planit të posaçëm të masave, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë fundjavës, me fokus kryesor parandalimin e ndotjes akustike, si dhe në zbatim të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjatë mbledhjes me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha subjektet që organizojnë aktivitete me muzikë.

-Në Vlorë, Livadh dhe në Dhërmi, janë konstatuar 3 subjekte ku ishte vënë muzikë në tejkalim të orarit dhe nivelit të përcaktuar. Për këto raste janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 7 shtetas, konkretisht I. D., S. H., P. P., E. M., D. H., I. M. dhe E. P. (pronarë, menaxherë dhe muzikantë në këto lokale). Gjithashtu janë sekuestruar pajisjet që gjeneronin muzikën në këto lokale.

-Në Durrës u konstatua një subjekt në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pronarin e këtij lokali, shtetasin E. A., 50 vjeç. Pajisjet që gjeneronin muzikën në këtë lokal janë sekuestruar nga Policia.

-Në Tiranë, në unazë të re, u konstatua një subjekt në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për menaxherin e këtij lokali, shtetasin L. K., 36 vjeç. Në vijim, pajisjet që gjeneronin muzikën në këtë lokal, janë sekuestruar nga Policia.

-Në Elbasan, në rrugën “Aqif Pasha“, u konstatua një subjekt në cenim të ligjit për zhurmat, rast për të cilin janë referuar materalet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pronarin e këtij lokali, shtetasin E. S., 40 vjeç. Ky shtetas gjithashtu kundërshtoi punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale për ndërprerjen e muzikës. Pajisjet që gjeneronin muzikën në këtë lokal janë sekuestruar nga Policia.

Policia e Shtetit apelon edhe një herë për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve dhe hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat në lidhje me ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të ndotjes akustike, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grekut i sekuestrohen 30 kg kanabis në Kapshticë

Një operacion i përbashkët mes Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe Policia Kufitare dhe Migracionit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Spanjë “Dua të vdes e bukur”, 25-vjeçarja Noelia Castillo që u hodh nga kati i pestë pasi u abuzua në grup

Një histori e rëndë dhe tronditëse vjen nga Spanjë, ku 25-vjeçarja Noelia Castillo ka vendosur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset shoferi i automjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur dje në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit. Një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME