Policia Rrugore ka gjetur një taktikë që po zbatohet aktualisht per te mbushur gropën e madhe financiare.
Përmes një urdhri sekret, që ka mbërritur në zyrat e drejtuesve të Policisë rrugore kërkohet që të shtohen patrullimet në akset rrugore kryesore e dytësore.
Gjithashtu kërkohet që të gjobiten me shumën jo më pak se 1 mijë lekë të reja të gjithë kundravajtësit edhe në rast se këto kundravajtje nuk janë të parashikueshme në Kodin Rrugor.
Në rrugët nacionale gjobitja është kthyer në qëllim kryesor.
Të gjitha automjetet që kalojnë në rrugët kombëtare gjobiten për shpejtësi, edhe pse vetë drejtuesit këmbëngulin dhe në disa raste ka pasur edhe debate se shpejtësia ka qenë në normat e lejuara.
Madje, ka zëra që për patrullat e policisë rrugore është vënë edhe një kuotë që duhet plotësuar gjatë orarit të tyre të shërbimit. Në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier dhe Elbasan rrugorët po bëjnë “namin” me vendosjen e gjobave edhe në rrugët, ku dikur lejohej parkimi.
Sipas burimeve ky urdhër do të jetë në fuqi të paktën deri në fund të vitit. /Burimi: Shqip