Categories Lajme

Vendosnin gjoba/ Arrestohen nga policia një shqiptar dhe ish-futbollisti italian. Plagosën rëndë dhe një 45-vjeçar

Një 36-vjeçar shqiptar dhe një ish-futbollist i njohur italian kanë rënë në prangat e karabinierëve.

Shqiptari dhe ish-futbollisti italian sëbashku me dy persona të tjerë akuzohen për gjobvënie dhe tentativë vrasjeje.

Sipas mediave italiane 36-vjeçari shqiptar sëbashku me 3 personat e tjerë më 22 tetor të vitit 2022 kanë lënë të plagosur një 45-vjeçar në Acilia.

Në atë që karabinierët e konsiderojnë si atentat të mirëfilltë, 45-vjeçari shpëtoi për mrekulli nga breshëria e plumbave, ndërsa Gjykata e Romës kishte lëshuar urdhër-arrestet, tashmë të ekzekutuara nga policia për 5 persona.

Sipas dosjes së prokurorisë e cila ka rindërtuar ngjarjen e tetorit të vitit 2020, ku 45-vjeçari u tentua të eliminohej për shkak të pazareve të trafikut të drogës, ka rezultuar gjithashtu se personi ndaj të cilit është bërë atentat është arrestuar në vitin 2017 për shkak se ishte kapur me kokainë.

Ai kërkonte çdo muaj nga autori i atentatit rreth 1000 euro (në total rreth 40 mijë euro) , si kompensim për ruajtjen e drogës për llogari të personave të tjerë.

Për këtë arsye, personi që ishte viktimë e zhvatjes së 45-vjeçarit kishte vendosur ta eliminonte atë. Policia arrestoi edhe vetë 45-vjeçarin që i shpëtoi atentatit dhe mbeti i plagosur.

Ndaj tij është ngritur akuza e shantazhit dhe zhvatjes. Dy nga 4 personat që dyshohen të jenë të përfshirë në tentativën e vrasjes është një 34-vjeçari italian, ish-futbollist profesionist.

Atij i janë gjetur edhe 27 kilogramë kokainë. Gjithashtu edhe një 36-vjeçar. Të katër personat janë lënë në burg pasi akuzohen edhe për përfshirje në trafikun e drogës dhe me lidhje mafioze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME