Categories Lajme

Vera 2019, me temperaturat më të larta të arritura ndonjëherë

Sipas një analize të bërë nga “Instituti i Klimës” me qendër në Kaliforni, rezulton se temperatura të larta pothuajse gjatë gjithë verës u regjistruan gjatë 4 muajve.

Rekordet u arritën në 29 vende për periudhën nga 1 Maji deri më 30 Gusht të këtij viti. Një e treta e temperaturave të larta gjatë gjithë kohës, u regjistrua në Gjermani, e ndjekur më pas nga Franca dhe Holanda.

Gjatë gjithë verës kishte rreth 1200 raste të vendeve në hemisferën veriore që regjistruan temperatura më të larta se normalja.

Valët e nxehtësisë në Qershor dhe Korrik sollën një rritje të temperaturave duke regjistruar rekorde lokale dhe kombëtare. Franca regjistroi temperaturën më të lartë të të gjitha kohërave prej 46 gradë Celsius.

Sipas shkencëtarit Robert Rohde, kjo verë ishte e dukshme për temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë.

Në Japoni, ku rreth 11 persona humbën jetën për shkak të temperaturave të larta, u vendosën 10 rekorde të reja, më të lartat të arritura ndonjëherë.

Korriku i këtij viti ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në të gjithë botën.

Sipas shkencëtarëve, këto janë shenja që tregojë se Toka po përjeton një ngrohje aspak normale. Sipas tyre, vala e nxehtë e Korrikut erdhi edhe si pasojë e ndryshimit të klimës të shkaktuar nga njeriu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME