Categories Lajme

Veriu i Italisë në karantinë, kompanitë ajrore shqiptare nisin anulimin e fluturimeve

Izolimi i zonës së Lombardisë në Itali për shkak të koronavirusit ka sjellë pasoja edhe në Shqipëri. Shumë linja ajrore kanë anuluar fluturimet në drejtim të shtetit fqinj. Operatorët ajrorë që kryejnë fluturime nga Tirana drejt Milanos, kanë filluar që sot t’i anulojnë fluturimet. Siç shihet edhe në faqen zyrtare të aeroportit të Rinasit, të paktën tre  fluturime janë anuluar.

I pari është fluturimi drejt Romës i planifikuar në 5.30 të mëngjesit nga Air Albania. Po ky operator ka anuluar dhe fluturimin që është parashikuar për në Milano në orën 11.15, si dhe atë për në Bolonjë në orën 18.20.

Mësohet se operatorët e Air Albania kanë thanë se të gjitha fluturimet me Italinë ditën e sotme janë anuluar për arsye operacionale nga kompania, por nuk kanë theksuar së çështja ka të bëjë me situatën nga koronavirusi. Gjithashtu nuk dihet nëse në ditët e ardhshme do të ketë sërish anulime fluturimesh.

Qeveria italiane miratoi dje në mbrëmje dekretin që bllokon lëvizjen në rajonin verior të Lombardisë, pasi po përpiqet të frenojë përhapjen e koronavirusit. Dekreti ka zgjatur “zonat e kuqe” të karantinës, duke i urdhëruar njerëzit të mos hyjnë ose të largohen nga rajoni, përveç rasteve serioze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME