Categories Lajme

Vetëdeklarimi i burimit të pasurisë, OFL dërgon katër formulare

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 4 shtetasve në Shkodër. Policia e Shtetit njofton se, “Operacioni Forca e Ligjit vijon pa ndërprerë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: M. L., banues në Shkodër, i cili aktualisht është i paraburgosur në burgun e Shkodrës, I. L., B. C., dhe G. C., banues në Shkodër”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. “OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, shton Policia e Shtetit. “OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, përfundon Policia e Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Berat, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u larë, I ati i tij ka hyrë për ta shpëtuar por e ka nxjerrë djalin në breg pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Orizaj në bashkinë Berat. 15-vjeçari Fatjon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në plazhin e Velipojës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kolonjë/ Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të trupave të drurit

Një 36-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në zonën e fshatit Kurtesh…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet se ngjarja lidhet me ekzekutimin e 20-vjeçarit Pavlin Preka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku Aleksander…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mat\ Ishte duke u stërvitur, 33-vjeçari dyshohet se ra nga shkëmbi dhe u mbyt në lumë

Një 33 vjeçar është mbytur në afërsi të urës së Vashës në Klos. Ngjarja e…

LEXO ME SHUME