Categories Lajme

Vetëdorëzohet në policinë italiane një 23-vjeçar shqiptar!

Një 23-vjeçar shqiptar është vetëdorëzuar në policinë italiane dhe ka pranuar se ka plagosur me armë bashkëkombasin e tij, Rexhep Uba, ngjarje e ndodhur në 5 tetor të këtij viti.

Sipas mediave italiane, i riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka shkuar te zyra e avokatit të tij, dhe i shoqëruar nga ai, u dorëzua në polici.

Ndërkohë autoritetet italiane vijojnë punën e tyre për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje si dhe mundësinë e autorëve të tjerë të përfshirë.

Aktualisht Rexhep Uba ndodhet i shtruar në spital pasi mori dy plumba, në gjoks dhe në bark. Plagosja u shënua më 5 tetor, në sheshin “Venecia”, në Torino. 48-vjeçari ndodhej me të vëllain në zonë dhe sapo kishin zbritur nga një “Fiat Panda” që e kishin parkuar aty rrotull.

Në një moment, Rexhep Uba q ëllohet me a rmë z jarri nga një person që sipas dëshmitarëve, kishte veshur një xhup të zi. Një efektiv policie që shkoi në zonë i dha ndihmën e parë të plagosurit. Ndërsa autori u ndoq nga i vëllai i 48-vjeçarit me vrap, por nuk u arrit prej tij.

Lidhur me ngjarjen, mediat pasqyrojnë deklaratat e dy personave, të vëllait të 48-vjeçarit dhe efektivit të policisë që e ndihmoi. Ky i fundit shprehet se Rexhep Uba i ka thënë pasi është qëlluar me armë: “Nuk e di, nuk e di kush më qëlloi”.

Ndërkohë, i vëllai foli për një “sherr të rastësishëm në rrugë” para të shtënave. Rexhep Uba ka precedentë në fushën e narkotikëve. Referuar të dhënave në mediat italiane, në vitin 2001 Rexhep Uba është arrestuar si pjesë e një grupi që merrej me t rafik ndërkombëtar dr  oge. Gjatë aksionit, u sekuestruan 1850 kg marijuhanë, por sipas raportimeve të kohës, grupi merrej dhe me t rafik h eroine, k okaine e ar mësh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME