Një djalë 9 vjeçar është akuzuar me 5 akuza për vrasje të shkallës së parë, pas vdekjes së 5 anëtarve të familjes së tij. Në një seancë në Gjykatën e Qarkut në WoodFord, prokurorët thanë se djaloshi i quajtur Kyle Alwood, nga Illinois i Amerikës, ia ka vënë qëllimisht zjarrin shtëpisë së tij, që rezultoi me vdekjen e anëtarve të familjes së tij. Nga raportimet Alwood ishte me lot kur u përcoll nga gjyshërit e tij për në gjykatë, raporton “Unilad”
v
Ai kishte dy motra njëra dy vjeçe dhe tjetra një të cilat ishin viktima të zjarrit si dhe edhe kushërira e tij ishte në shtëpi po ashtu dy vjeçe. Po ashtu, njerku i tij dhe stërgjyshja e tij kishin humbur jetën. Thuhet se viktimat kishin qenë në gjumë kur ka ndodhur ngjarja, konkretisht në Prill të këtij viti.
Siç është raportuar për CBS News, edhe nëna e 9 vjeçarit kishte qenë brenda në shtëpi, por fatmirësisht kishte arritur të largohet nga shtëpia. Katrina, nëna e djaloshit që kishe ndezur zjarrin, tha se djali i saj meriton të dënohet për krimin që e ka bërë, por mbi të gjitha ajo tha se familja e saj ka kaluar në një kohë tejet stresuese dhe djali i saj meriton një shans të dytë.