Categories Lajme

Vetëm me karta identiteti, në fluturimet direkt Prishtinë-Beograd do të udhëtohet pa pasaporta

Ndryshe prej destinacioneve tjera, qytetarët kosovarë dhe serbë do të fluturojnë në linjën e re ajrore Prishtinë- Beograd me letërnjoftime dhe jo siç ndodh rëndom me pasaporta.

Një plan i tillë derivon prej marrëveshjes për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave të vitit 2013 të ndërmjetësuar atë kohë nga Bashkimi Evropian.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj i ka thënë Top Channel se lëvizja me pasaporta mund të ndryshoj vetëm me ndryshimet që mund të bëhen në marrëveshjen finale.

Ai thotë se me ketë marrëveshje Serbia ka njohur institucionet e Kosovës, pasi kontrolli i linjës do të bëhet nga Agjencia e Aviacionit Civil nën menaxhimin e KFOR-it që menaxhon hapësirën ajrore të Kosovës që nga vitit 1999-të.
Ky hap pritet të ndihmojë Kosovës që të lidhet me korridoret e tjera ajrore gjë që do të ndikonte në uljen e çmimit të biletave për udhëtim.

Këtë marrëveshje e ka përshëndetur edhe presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili shkroi në Twitter se “Të gjithë thanë se kjo nuk mund të arrihet. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime direkte midis Serbisë dhe Kosovës”, derisa ambasadori në Kosovë, Philip Kosnett u shpreh se ky është fillimi i një të ardhme të ndritshme mes shteteve./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME