Categories Lajme

“Veteranët” e Shqipërisë përfitojnë pensione pa qenë pjesë e UÇK-së

Udhëheqësja e Divizionit për Kontroll të Brendshëm dhe të Jashtëm në Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale, Sanije Rexha, në tetor të vitit 2017 ka tërhequr nga institucioni ku punon 31 formularë për njohjen e statusit të veteranit të luftës dhe ka shkuar në Shqipëri.

Sipas aktakuzës që e ka siguruar “Koha Ditore”, Rexha, bashkëshortja e ish-komandantit Abedin Rexha “Sandokani”, këtë udhëtim në Shqipëri e ka realizuar në kohën kur ajo zyrtarisht ishte në pushim vjetor.

Me veturën e saj dhe e shoqëruar nga kolegu Kushtrim Balaj, sipas hetuesisë, Rexha ka qëndruar në qytetin e Krumës për pesë ditë.

Për këto ditë qëndrimi, sipas Prokurorisë Speciale, janë “regjistruar” 31 persona si veteranë të luftës, ani që nuk i plotësonin kushtet ligjore, shkruan Koha.net

Shumica e personave që Rexha e Balaj ua kanë mundësuar pensionin, në hetuesi kanë deklaruar që nuk kanë qenë kurrë pjesë e UÇK-së.

Kanë thënë se nuk pasur as uniformë e as armë, por se kanë përgatitur bukë, kanë larë rroba për UÇK-në, ose i kanë strehuar kosovarët në kohë lufte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME