Categories Lajme

“Vetëvendosje”: Europa Nostra shpëton Teatrin Kombëtar nga shembja

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri përshëndet vendimin e organizatës Europa Nostra për ta listuar zyrtarisht Teatrin Kombëtar të Shqipërisë në listën e 14 objekteve në rrezik të trashëgimisë kulturore. Nga kjo listë do të përfshihen në mars në një program restaurimi “7 objektet e trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Evropë”. Përfshirja në listën finale do të angazhonte edhe rrjetin dhe partnerët e organizatës prestigjioze Europa Nostra për shpëtimin dhe restaurimin e objektit.

“Përpjekja e jo pak aktorëve, aktivistëve të shoqërisë civile, profesionistëve dhe qytetarëve të sensibilizuar, të cilët i qëndruan besnikë kauzës duke u vendosur edhe fizikisht në ruajtje të objektit, ka dhënë frytet e veta. Me vendimin e sotëm të Europa Nostra, Teatri Kombëtar i Shqipërisë dëshmoi se i rezistoi jo vetëm tërmeteve natyrore, por edhe atyre të motivuara politikisht.

Përmes propagandës qeveritare, në shërbim të oligarkëve, u tentua të përhapej pretendimi i rrejshëm se objekti përbëhet nga elemente kancerogjene, apo se është i paqëndrueshëm, i pavlerë nga ana arkitekturore dhe estetike, ose edhe pa vlera historike dhe aktuale. Por edhe sipas Europa Nostra, Ansambli i Teatrit Kombëtar është një prej qendrave kulturore më të spikatura të Shqipërisë, që përbën një hapësirë publike të rëndësishme për kryeqytetin si dhe shembull i një stili të veçantë arkitekturor, inovativ për kohën e ndërtimit” – thuhet në deklaratën e “Vetëvendosje”.

“E angazhuar në përpjekjen për emancipimin e përbashkët shoqëror, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri shpreh mirënjohjen për të gjithë aktorët, regjisorët, aktivistët, profesionistët e fushave të ndryshme të përfshirë dhe të angazhuar në mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, si dhe në veçanti për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit që i priu përpjekjeve për mbrojtjen e këtij objekti të trashëgimisë sonë kulturore.

Përmes aktivistëve të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe qëndrimeve tona publike, ne jemi përpjekur të japim kontributin tonë në mbrojtjen e këtij objekti bashkë me gjithë qytetarët e tjerë të angazhuar. Protestat dhe qëndresa në mbrojtje të Teatrit Kombëtar janë tipare të ndërgjegjes kolektive që kërkon me ngulm demokraci dhe mbrojtje të vlerave të trashëgimisë, kundër zaptimeve të hapësirave publike nga interesa të ngushta private. Europa Nostra e ka përzgjedhur objektin e Teatrit Kombëtar edhe për shkak të impaktit kombëtar dhe ndërkombëtar që ka patur rezistenca qytetare” – thuhet në deklaratën e “Vetëvendosje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME