Categories Lajme

Vetëvendosje shpall kandidatin e tretë për zgjedhjet e 25 Prillit, kush është arkitekti që pritet të garojë në Gjirokastër

Kreshnik Merxhani është kandidati i 3-te i Vetëvendosjes ne Shqipëri, i cili do të garojë për këtë forcë politike në qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet e 25 Prillit.

Merxhani është arkitekt dhe specialist i trashëgimisë kulturore shqiptare, i diplomuar për arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe i fokusuar përgjithësisht në fushën e trashëgimisë kulturore dhe arkitekturën tradicionale.

Prej 2008-s është angazhuar si bashkëautor në studime, projekte restaurimi e rijetëzimi në disa qendra historike, kryesisht në qytetin e Gjirokastrës por dhe në Tiranë, Krujë, Korçë e Shkodër.

Në vitin 2014 fiton konkursin për pozicionin e shefit të Sektorit Teknik pranë Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, zyrë në varësinë e Ministrisë së Kulturës. Gjatë kësaj kohe, ka qenë arkitekti kryesor për hartimin e disa projekteve të rëndësishme, për restarimin dhe rijetëzimin e Kalasë së Gjirokastrës e Libohovës, restaurimin e banesës së Eqerem Çabejt.

Kujtojmë se dy emrat e parë të konfirmuar zyrtarisht si kandidatë të Vetëvendosjes në Shqipëri janë Iliaz Shehu në Lezhë dhe Bojken Abazi në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME