Categories Lajme

Vettingu, shkarkohet prokurori i Sarandës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Lorenc Mërkuri. Vendimi u mor nga trupi gjykues i kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Gjatë seancës dëgjimore të martën më 21 shtator, Komisioni ngriti dyshime se Mërkuri ka fshehur pasuritë duke mos i deklaruar në vite si dhe ka cënuar besimin e publikut.

Gjithashtu, u relatuan një duzinë me denoncimesh nga publiku lidhur me çështjet e hetuara prej subjektit, si dhe një raport negativ i DSIK që ngrinte dyshime për përfshirje në veprime korruptive në disa çështje penale, si dhe dyshime për kontakte të papërshtatshme. Mërkuri i kundërshtoi konstatimet e KPK-së dhe institucioneve ndihmëse të vetingut.

Lorenc Mërkuri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës. Ai është emëruar prokuror në vitin 2012 dhe prej dhjetorit 2013 deri në shkarkimin e tij nga detyra e ushtruroi funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Sarandës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME