Categories Lajme

Vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit, studentët i rikthehen protestave: S’jemi 2, as s’jemi 3!

Studentët i janë rikthyer sot protestave përpara Ministrisë së Arsimit, pas disa javëve ku bojkoti ishte përqëndruar me ngujim në Fakultete.

Studentët kanë qëlluar me vezë në drejtim të godinës së Ministrisë, ndërsa nuk kanë munguyar as brohoritjet e tyre. Gazetarja Mirilda Tili thekson se në protestë janë studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe të Mjekësisë.

“Kjo nuk është dhunë, është çjerrja e fytyrës së një sistemi. Po shprehim pakënaqësinë tonë, kjo formë duhet të ishte djegur nga dita e parë. Protesta e sotme është një marshim nga ministria në drejtim të kryeministrisë. Ne nuk kemi marrë ato për të cilat jemi ngritur”, u shprehën studentët në mikrofonin e Fax News.

Në këtë protestë nuk kanë munguar fhe thirrjet: S’jemi 2, as s’jemi 3, gjithë Shqipëria është me ne. Anuloje ligjin, anuloje ligjin!

Nga ana tjetër pavarësisht qëndrimit të studentëve, qeveria Rama dhe ministrja e sapoemëruar Besa Shahini vijojnë turin për të shpalosur paktin për Universitetin.

Në shumë prej takimeve akuzat janë se studentët që shkojnë në takimet me Ramën janë pjesë e FRESSH, dhe persona të zgjedhur  nga njerëz pranë Ramës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Himarë/ 74-vjeçari gjendet pa shenja jete në dhomën e hotelit në Jalë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Jalë, në Bashkinë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 31-vjeçari dërgohet me urgjencë drejt Traumës, U rrëzua në greminë, duke mbledhur çaj mali

Drilon Agolli, 31 vjeç u rrëzua ditën e djeshme nga një shkëmb në Malin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanionet e Gjipesë, nxirren 4 turistët e bllokuar në greminë

Katër turistë u bllokuan në kanionet e Gjipesë, pjesë e territorit të Bashkisë së Himarës, mesditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME